Zgjedhjet për kreun e FSHF-së/ Flasin dy legjendat e Kombëtares, Bogdani dhe Vata: Pas 20 vjetësh Armand Duka të ikë, ka dëmtuar futbollin








TIRANË/ Ish-legjenda e Kombëtares së futbollit, Erjon Bogdani, kërkon ndryshime në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

duka, vata, bogdani

Në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Bogdani shprehet se futbolli shqiptar ka shumë problematika dhe se ato duhen zgjidhur me transparencë.

Transferimi i Uzunit, si ju është dukur?

Është një lëvizje shumë e mirë për karrierën e Uzunit. Si lojtar ai e meriton plotësisht këtë lëvizje sepse ka pasur gjithmonë rritje si futbollist, ka ndjekur shkallët e duhura për të arritur këtu ku është, më kujton veten time. Ai ka treguar cilësitë e tij që në kampionatin shqiptar, ku ishte nga lojtarët më të mirë për t’u transferuar pastaj në Kroaci, që edhe aty bëri shumë mirë. Ka bërë një hap jo shumë të madh, por një hap në rritje që i vlejti. Kalimi te Ferencvaroshi ishte i duhur për të, pasi aty shënoi shumë gola, fitoi kampionatin, luajti në Champions kundër skuadrave të mëdha dhe pas një ecurie të mirë aty kaloi në një kampionat shumë të fortë siç është ai spanjoll. Shpresoj që të japë akoma më shumë, sepse duke treguar veten në këtë ligë mund të arrish të bësh edhe një tjetër hap përpara në një skuadër akoma më të madhe.

Bare dhe Balliu luajnë po në La Liga, ky i fundit nuk po aktivizohet në ekipin kombëtar, e kemi luksin ne si Shqipëri që ta lëmë jashtë?

Luksin që Balliu të lihet jashtë Shqipëria nuk e ka. Pastaj duhet të shikojmë se çfarë idesh ka trajneri, gjithashtu duke parë edhe lojtarët e tjerë që janë në ekip kombëtar, janë apo jo në formë si Balliu. Megjithatë, mendoj që të luash titullar në një kampionat të tillë, siç po luan Balliu, besoj se edhe trajneri Reja e ka parë dhe ndjekur ecurinë e tij. Është një lojtar që ka treguar veten dhe jo në një kampionat dosido, por në La Liga.

A është mirë që Strakosha të rinovojë te Lacio apo duhet të largohet?

Faktikisht, përpara dy javësh e kam takuar personalisht kur luajti kundër Salernitanës. Takova gjithashtu edhe drejtorin e Lacios, Igli Taren. Për çështjen e rinovimit të Strakoshës ka më shumë se një vit që po flitet. Unë them që me atë që ka dhënë Strakosha te Lacio, duhet që t’i rinovohet kontrata. Pastaj se çfarë kërkon ai apo ofron klubi, janë detaje që i dinë ata. Por, po flasim për një portier shumë të mirë që është edhe në kulmin e karrierës së tij dhe nuk e ka problem që të ndryshojë skuadër, pasi janë shumë ekipe që kërkojnë shërbimet e tij, edhe nga Premier Liga. Unë personalisht do të kisha dëshirë që ta shikoja sërish në Itali. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur, atëherë opsion për të do të ishte Anglia apo Bundesliga, siç kam dëgjuar së fundi.

Bajrami dhe Asllani të Empolit, a janë e ardhmja e Kombëtares?

Doja të theksoja paraqitjet e Kristjan Asllanit, i cili është një lojtar i ri që po tregon vlera të mëdha, edhe pse nuk ka pasur hapësirat e duhura, por kur ka pasur mundësinë që të luajë e ka shfrytëzuar më së miri. Është në fokusin e 4-5 skuadrave të para të klasifikimit dhe një lojtar me perspektivë për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë që të jetë edhe një pikë e fortë edhe në ekipin kombëtar. Ndërsa, sa i përket Bajramit, është një lojtar fantastik, nga më të mirët në Serinë A për rolin e tij. Luan shumë qetë, shënon, por jep edhe asiste. Nga kryesorët tek Empoli. Në merkato u përfol shumë për një interesim nga Juventusi dhe Sasuolo. Është një trekuartist që mund të japë si aty edhe në Kombëtare.

A bëri mirë Roma që nuk e largoi Kumbullën?

Mendoj që Kumbulla është një lojtar shumë i ri që ka pasur pak probleme me gjetjen e hapësirave te Roma, por në këtë sezon kur i është dhënë mundësia nga Murinjo e ka treguar veten, sidomos në ndeshjet e fundit. Gjithashtu, edhe deklaratat e trajnerit për të kanë të bëjnë shumë, ku ka folur me superlativa. Unë e kam parë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Interit, luajti shumë mirë, mendoj se do ta tregojë veten shumë shpejt dhe Roma bëri shumë mirë që e mbajti në organikën e saj.

Rei Manaj, rikthimi në Serinë A titullar dhe goli në ndeshjen e fundit, si e shihni?

E kam ndjekur ndeshjen “live” në stadium, edhe pse ishte një ditë e ftohtë e me shumë erë. Nga ajo që pashë nga afër, ishte një nga ndeshjet më të mira që ka zhvilluar Rei Manaj. Kjo, jo vetëm për faktin se fitoi penallti apo shënoi nga pika e bardhë, por edhe në aspektin se si luajti për skuadrën. Luajti shumë mirë. Më përpara ka pasur disi vështirësi, edhe në ekipin kombëtar sepse është dalluar për lojën individuale, por tani ai po sakrifikon për ekipin dhe një këshillë e imja do të ishte se nëse vazhdon të luajë kështu edhe për ekipin kombëtar jam i sigurt që do të bëhet një pikë fikse në sulm, do të marrë më shumë minuta dhe golat që pa dyshim që do t’i vijnë sepse ka shumë cilësi të mira.

Gjimshiti, Hysaj, Ismajli etj. Çfarë na mungon për ta ngjitur Kombëtaren në nivel të lartë pasi lojtarët i kemi?

Duhet të shikojmë që të forcojmë një repart siç është mesfusha, pasi nuk është në nivelin e mbrojtjes apo të sulmit. Duhet të jenë sa më në formë në ekipet e tyre dhe të përshtatshëm për ekipin kombëtar. Mendoj që portën e kemi të siguruar, mbrojtjen me Ismajlin, Kumbullën, Gjimshitin, por edhe Veselin, kemi Hysajn dhe them se mbrojtja është e blinduar. Gjithashtu, edhe në sulm, bashkë me Brojën formojnë një repart të shkëlqyer.

Broja është më i komentuari që po vazhdon me ritme shumë të larta duke shënuar ndaj ekipeve të mëdha, çfarë mendimi keni për të?

Mendoj se është lojtar i ri, me shumë perspektivë, edhe ai mendoj se është si puna e Uzunit, edhe pse si lojtar është rritur në Angli. Kaloi te Vitese ku u rrit si lojtar se bëri një sezon shumë të mirë e pastaj shkoi te Çelsi, ku e dhanë hua te Sauthemptoni dhe po bën shumë mirë. Po luan dhe bën gola, duke qenë pikë kryesore, mendoj se me këtë rritje e atë që po tregon, nuk diskutohet vitin tjetër që do të kthehet te Çelsi dhe do të luajë mundësitë për të qenë pikë kryesore edhe atje. Mendoj se është i ri, me perspektivë, edhe në Kombëtare e kemi parë, ndonëse trajneri nuk i ka dhënë mundësinë që të luajë titullar në shumë ndeshje. Ai duhet të vazhdojë siç po vazhdon, se nuk ka nevojë për këshilla se po e shoh që po luan në mënyrë fantastike edhe tek ekipi. Shpresoj që të ketë sa më pak dëmtime, që mos ta lënë mbrapa, por nëse do të vazhdojë kështu apo si në këto ndeshje nuk ka nevojë për këshilla. Ka nevojë të ecë para në këtë mënyrë, edhe familjen e ka afër, edhe gjithë Shqipërinë e ka afër, është lojtar i perspektivës për ekipin kombëtar. Që të kemi Brojën në ekipin kombëtar, është luks edhe për ne.

A mendoni për t’u kthyer në drejtim si trajner, çfarë planesh keni?

Unë shpresoj e faktikisht jam në bisedime dhe këtu me Salernitanën se kanë ndryshuar shumë gjëra, ka ndryshuar presidenti e drejtori sportiv, jam në bisedime dhe shpresoj të gjej veten sa më shpejt. E rëndësishme është jo të kthehem shpejt, por të fokusohem te projekti, mendoj për një projekt

DEKLARATAT E RUDI VATËS

Ish-kapiteni kuqezi kërkon largimin e Dukës Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata, hedh akuza të forta në drejtim të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës legjenda e futbollit shqiptar shprehet se dëmi që i është bërë futbollit në këto 20 vite është i parikuperushëm, pasi Shqipëria ka dalë si vendi me skuadrat më trukuese në historinë e futbollit botëror.

Si e shihni garën dhe a mund të largohet Armando Duka pas shumë e shumë e vitesh në krye të FSHF?

Unë e shoh futbollin si sport. Futbolli është një profesion ku suksesi arrihet përmes mundit, sakrificave, asaj që bën në fushën e stërvitjes, dedikimit dhe gjithë energjive që harxhon. Në përgjithësi futbolli shikohet si lojë bixhozi dhe në përgjithësi njerëzit që kanë investuar te futbolli në Shqipëri nuk kanë pasur lidhje me futbollin dhe sigurisht janë njerëz që kanë kontribuar për të ndërtuar një futboll që për mendimin tim dhe tuajin, jam i sigurt që ju e njihni më mirë fenomenin, futbolli shqiptar është një futboll që është trukuar historikisht. Ne kemi dalë si vendi me skuadrën më trukuese në historinë e futbollit botëror. Ekipi ynë kampion, më i miri i dekadës së fundit, është dënuar me 10 vite mospjesëmarrje në kupat e Europës. Sigurisht ka marrë dhe një gjobë të majme. Ky futboll, që ata kanë treguar që kanë arritur njëfarë suksesi në arritjet e klubit shqiptar në grupet kualifikuese, mendoj që është pjesë e një strukture të gabuar dhe mendoj që ky lloj futbolli nuk duhet të ekzistojë më për vetë faktin se rinia brezat e rinj që po rriten nëse rriten me mendimin që një ndeshje futbolli është më e lehtë për tu manipuluar dhe sesa për tu fituar; me anë të mënyrës së trukimit, sesa me u stërvit, mendoj që ky nuk quhet sport.

Ç’mendim keni për FSHF?

Mendoj që janë të gjithë produkt i sistemit shqiptar. Sistemi shqiptar ka treguar që nuk është i drejtë dhe i ndershëm. Nuk është sistem i njerëzve që kanë programe dhe strategji të qarta. Është një sistem ku trukimi është pjesë normale dhe gara sigurisht ka për të qenë kush do të jetë ai që do të mundohet për t’ia hedhur atij tjetrit dhe të dalë fitues nëpërmjet manipulimit, trukimit dhe mundësisë edhe nëpërmjet politikës për të qenë në krye të një institucioni i cili ka nevojë për njerëzit që vërtet e njohin, e kuptojnë, e vlerësojnë dhe sakrifikojnë për futbollin. të mirë e afatgjatë. Do ta gjeja aty më mirë veten time. Jam në bisedime që të jem sa më shpejt afër botës së futbollit se aty ka qenë pasioni im gjithë jetën dhe jam i dashuruar me futbollin.

Një koment për zgjedhjet në FSHF?

Është më se e drejtë që pas 5 mandatesh e 20 vitesh në krye të futbollit të pritet nga të gjithë ndryshim se edhe jeta është e bërë nga ndryshime gjeneratash, jo vetëm në jetë, por edhe në institucione, politikë e të gjitha. Unë si Erjon shpresoj që këto zgjedhje të jenë sa më transparente, të drejta dhe nëse do të fitojë edhe Duka, nuk diskutohet, atëherë duhet të respektojmë vendimin dhe ky do të jetë fati. Mendoj se duhet respektuar dhe faktikisht shpresoj gjithmonë që të jenë transparente, se me çfarë kam lexuar ka shumë probleme. Shpresoj që të zgjidhen sa më shumë probleme, të jenë sa  më transparente dhe ta fitojë kush është më i miri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.