Zgjedhjet për kreun e partisë/ Demokratët në të gjithë vendin u drejtohen qendrave të votimit, ja pamjet






Anëtarë të PD-së në mbarë vendin po u drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Qendrat janë hapur në orën 08.00 dhe procesi i votimit do të përfundojë në orën 19.00.

PD

75 mijë anëtarë kanë të drejtë vote në 76 qendra votimi të ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Panorama” sjell pamje nga procesi i votimit në Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër. Në Lezhë janë 2402 anëtarë të PD me të drejtë vote. Anëtarët po i drejtohen zyrës së PD në këtë qytet ku po zhvillohet procesi i votimit.

Ndërkaq në Korçë ka nisur po ashtu procesi i votimit në gjithë qarkun. Në total numri i anëtarësisë së miratuar nga PD për të votuar është 5379.

1300 anëtarë të PD të regjistruar në listën e Gjirokastrës, do të votojnë sot për kreun e kësaj partie. Zgjedhjet në këtë qytet po zhvillohen në Pallatin e Sportit.

Ndërkaq në degën e PD Sarandë numërohen 700 anëtarë, që kanë të drejt vote. Procesi i Votimit po mbahet në selinë e degës së PD në qytetin bregdetar. Materialet në qendër kanë mbërritur ditën e djeshme dhe procesi po vijon normalisht.

Në udhëzimin e fundit të kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, përcaktohet se një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidatë në garë. Nëse zgjedh më shumë se një kandidat, vota e tij konsiderohet e pavlefshme.

Sjellim në kujtesë që në fletën e votimit, i pari renditet Fatbardh Kadilli, i ndjekur nga Edit Harxhi, Agron Shehaj, dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

Numërimi i votave nis pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 19:30, ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *