Zgjedhjet për kreun e PD/ Sali Berisha prej më shumë se dy orësh në zyrën e Lulzim Bashës






Ish-kreu i PD-së dhe lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, po zhvillon një takim me kryetarin në detyrë kësaj partie Lulzim Basha, ndërkohë që vijon procesi i zgjedhjeve të drejtuesit të ri të demokratëve. 

Berisha 1

“News 24” raporton se Berisha ndodhet prej më shumë se dy orësh në zyrën e kryedemokratit Basha.

Nuk dihet ende se çfarë po diskutohet mes Berishës dhe Bashës, të cilët pak orë më parë iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhje. Basha foli për një proces unik zgjedhjesh duke theksuar se vlerat e demokratëve janë konkurrenca, debati dhe shprehja e lirë.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, ndërsa shtoi se i qëndron deklaratave të tij për rikthim si kryetar i PD. Ndërkaq kandidati Agron Shehaj foli për parregullësi dhe presione në zgjedhje duke pretenduar se vëzhguesit e tij janë përjashtuar, akuza që u hodhën poshtë nga kreu i Komisionit Zgjedhor në selinë blu, Jemin Gjana.

Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00. Rreth orës 19:30 do të nisë procesi i numërimit të votave dhe brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet të dalë rezultati.

Në garë për kryetarin e ri të PD-së janë kreu aktual Lulzim Basha, i cili sfidohet nga Edit Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Berisha voton 1

basha voton 1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *