Zgjedhjet për kryetar në PD/ Indrit Sefa: Berisha dhe njerëzit e tij kërkojnë të pezullojnë procesin

zgjedhjet per kryetar ne pd indrit sefa berisha dhe njerezit e tij kerkojne te pezullojne procesin
zgjedhjet per kryetar ne pd indrit sefa berisha dhe njerezit e tij kerkojne te pezullojne procesin

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ne News24, foli për zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Sefa u shpreh se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, por ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij po kërkojnë pezullimin e procesit. Ai tha se fakti që po merren veprime për të pezulluar procesin tregon de facto se është kuptuar se nga kush drejtohet Partia Demokratike.

“Përçarja në PD nuk vjen nga vetë partia apo organet e saj. Unë nuk merrem me emra apo me kandidatët. Kujt i intereson pezullimi i procesit zgjedhor? I intereson Berishës dhe njerëzve të tij. E kemi të identifikuar. Dimë njerëzit se kush ka kërkuar këtë. Lajmi pozitiv është që zoti Berisha e ka njohu se kush është organi lidhor dhe kush është PD. Fakti që marrin veprime për të pezulluar procesin, e kuptojnë de facto që PD drejtohet nga Kryesia”, u shpreh Sefa.

Më tej Sefa ndau detaje për procesin, ku bëri me dije se votimi do të nisë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

“Më datë 25 kemi një mbledhje organizative, ku do të përcaktohen vendet ku do të zhvillohet votimi. Do të jenë prezentë 7 anëtarë dhe 2 ndihmës. PD ka treguar se mund të bëjë procese zgjedhore edhe për tre javë, por këtë herë kishim afat 2 muaj dhe besoj se është i mjaftueshëm. Kandidatët kanë zhvilluar takime dhe kjo ka qenë mundësi e mirë e tyre për të takuar demokratët. Deri më tani nuk kemi hasur asnjë problem dhe debatet kanë qenë prezente dhe të hapur dhe kjo është gjë e mirë, pasi çdokush ka pasur mundësi të shprehë opinionin e tij.

Votimi do të nisë në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa rezultati do të dalë brenda natës, por mund të varet dhe nga ecuria e procesit”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts