Zgjedhjet për kryetaren e LDG-së, Grida Duma: Në datën 19 shkurt do të zhvillohet gara. Ja kalendari dhe risitë e reja









Në datën 19 shkurt 2022 do të zhvillohet gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas. Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt.

Ajo u shpreh se në datën 5 janar do të nisë ngritja e grupeve të punës në degët e LDG-së, ndërsa në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetarët e LDG-së në të gjitha degët.

“Në datën 6 shkurt 2022 do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë në nivel dege dhe pas datës 6 do të hapet një fushatë në nivel qarku ku do të nisë gara në primare për të shkuar në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e  kryetares së LDG. Një gjë ka qenë në sinkron. LDG duhet të konceptohet si partnere e PD. Pra nuk do të kemi vetëm anëtare, por edhe një kontributore”, tha ndër të tjera Duma

Duma prezantoi edhe disa risi të këtij procesi. Ajo u shpreh se janë të përjashtuara nga gara të gjitha gratë që janë pjesë e grupit të punës.

“Disa prej tyre që janë emblemat e LDG ndër vite dhe ne jemi krenare që i kemi kanë qenë pjese e konsultave. Ne të gjitha zonjat si grup i punës jemi të përjashtuara nga gara për kryetaren e LDG-së. Kjo tregon se ky proces nis jashtë çdo konflikti. Ky proces do të ndiqet nga një grup që nuk ka interes për të influencuar në votë”, u shpreh Duma.

Kujtojmë se drejtuesja e Lidhjes Demokratike të Gruas ka qenë Albana Vokshi, të cilët prej disa kohësh i kishte mbaruar mandati.

kalendari

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *