Zgjedhjet presidenciale të Turqisë vendosen në balotazh

[embedded content][embedded content]

11:31 15/05/2023

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan u rendit i pari në zgjedhjet presidenciale të së dielës, por gjasat janë të larta që personi që do të jetë në krye të shtetit gjatë 5 viteve të ardhshme të përcaktohet në raundin e balotazhit të 28 Majit.

Erdoan duket se nuk e kapërceu dot kufirin e më shumë se 50% të votave për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve presdenciale, siç e parashikon kodi elektoral në Turqi, ndërsa numërimi i votave është ndalur pa ndonjë arsye zyrtare, teksa janë numëruar mbi 99% e tyre. Në një dalje para mbështetësve, kreu i shtetit turk shprehu bindjen në fitore.

“Ne nuk kemi dyshim tek zgjedhja që bëri kombi, i cili na dha shumicën në parlament dhe që do të na japë besim dhe stabilitet edhe në zgjedhjet presidenciale”.

Koalicioni ku bën pjesë partia e Erdoanit mund të ketë 321 nga 301 vende të nevojshme në parlament për të qeverisur. I bindur në fitore në raudin e dytë është edhe Kemal Kiliçdarollu, rivali kryesor i Erdoanit.

“Nëse kombi na çon në raundin e dytë, ne absolutisht do të fitojmë në të dytin”.

Përcaktues mund të jetë elektorati i kandidatit nacionalist për President Sinan Ohan, partia e të cilit ka qenë aleate në legjislaturën që sapo u mbyll me Erdoanin. Është e paqartë se cilin do të përkrahë kjo parti në raundin e balotazhit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts