Zgjerimi i BE, Këshilli i Evropës miraton konkluzionet: Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë









Këshilli i Evropës ka miratuar konkluzionet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Shqiperi-EU-Albania-Europe-BE

Këshilli po ashtu pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli.

“Këshilli përshëndet vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret që të mbajë sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet për Shqipërinë.

Këshilli po ashtu vëren se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe kujton se këto zgjedhje u mbajtën në bazë të kuadrit të ri zgjedhor pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Gjithashtu, Keshilli i Evropës inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR.

DIALOGU POLITIK

Këshilli nënvizon se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst”, ndërsa mirëpret rikthimin e opozitës në parlament. Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht duke zbatuar reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

FUNKSIONIMI I GJYKATES SE LARTE

Këshilli mirëpret që Gjykata e Lartë ka rifilluar funksionimin pasi ka rifituar një kuorum të mjaftueshëm për të ecur përpara në gjykimin e çështjeve, ndërkohë që emërimet e mëtejshme duhet të vazhdojnë për të plotësuar të gjitha vendet vakante të mbetura. Këshilli gjithashtu mirëpret që Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin e plotë përmes emërimeve shtesë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.