Zgjerimi i BE në programet e partive në Gjermani

15:19 05/09/2021

“Të gjelbrit” kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV

Kur kanë mbetur vetëm 20 ditë nga zgjedhjet në Gjermani partitë politike atje janë futur në një fushatë të ethshme, por nuk mbetet jashtë vëmendjes as zgjerimi i BE dhe Ballkani Perëndimor.

Sipas DË, CDU/CSU e kancelares aktuale Angela Merkel mendon, se nuk duhet të rrezikohet kohezioni i brendshëm i BE nga anëtarët e rinj. Kjo do të thotë për CDU/CSU-në, se vendet kandidate duhet t’i përmbushin tërësisht kriteret e pranimit, por kërkon gjithashtu intensifikimin e lidhjes së Ballkanit Perëndimor me BE.

Ndërsa Partia Socialdemokrate, SPD nënvizon në program se ndikimi në rritje i shteteve të tjera, në Evropën juglindore dhe jugore, kërkon një drejtim të ri të politikës së fqinjësisë ndaj Ballkanit. Socialdemokratët kërkojnë shprehimisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndërsa të gjelbrit shprehen në mënyrë më të detajuar dhe konkrete për Ballkanin dhe për shqiptarët në programin e tyre. Ata kërkojnë “hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Nuk përjashtohet as Kosova në programin e tyre, për të cilën kërkojnë liberalizimin e vizave si dhe përparimin e dialogut Prishtinë Beograd e quajnë të domosdoshëm.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *