Zgjerohet vrima e ozonit mbi Antarktidë

zgjerohet vrima e ozonit mbi antarktide

zgjerohet vrima e ozonit mbi antarktide

08:42 06/10/2023

Në 16 Shtator arriti 26 milion km2, ndër më të mëdhatë e regjistruara 44 vitet e fundit

Vrima e ozonit mbi Antarktidë po zgjerohet dhe ka arritur një dimension prej 26 mln km2, e thënë ndryshe e barabarte me tre herë sipërfaqen e Brazilit.

Matjet janë realizuar nga sateliti Sentinel -5P i Agjensisë Evropiane Hapësinore në kuadër të programit Copernicus nën drejtimin e ESA dhe Komisionit Evropian.

Sipas të dhënave, në vitin 2023 zgjerimi i vrimës së Ozonit nisi menjëherë dhe pati rritje të shpejtë nga gjysma e muajit Gusht. Dhe deri në 16 Shtator arriti madhësinë 26 mln km2, një ndër të më lartat të regjistruara në 44 vitet e fundit, ndërkohë që rekordi i regjistruar deri me sot është 29 mln km2. Dimensionet e saj modifikohen duke ndjekur një ritëm të rregullt, pasi rriten në mënyrë progresive nga muaji Gusht deri në Tetor, ku arrijnë dhe maximumin e zgjerimit, për tu rikthyer në normalitet brenda muajit Dhjetor. Këtë vit hapja nisi me herët si pasojë e shpërthimit të vullkanit Hunga-Tonga në kalimin e viteve 2021-2022. Por që shkaktoi sasi të larta të avujve që mbërritën deri në shtresën më të sipërme të atmosferës.

Klan News

zgjerohet vrima e ozonit mbi antarktide

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts