Zgjidhet kancelari i ri në Austri pas largimit të Kurz

20:22 11/10/2021

Alexander Schallenberg ka marrë postin e kancelarit të Austrisë, pas dorëheqjes Sebastian Kurz, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni.

Ministri i Jashtëm u betua të hënën dhe tashmë kërkon që qeveria e re të largojë hijen e korrupsionit.

Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim, pas dyshimeve se kishin lidhje me një aferë korruptive të ndodhur pak kohë më parë.

Kancelari dhe disa bashkëpunëtorë të tij, akuzohen se me paratë publike kanë  paguar mediat për të folur mirë për ta dhe kanë financuar disa sondazhe fiktivë.

Por Kurz ka mohuar të gjitha akuzat dhe tashmë do të përballet në gjykatë. Kancelari në fillim hezitoi që të jepte dorëheqjen, por pas presionit nga aleatët u detyrua të largohej./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *