Gjyqtari Sokol Binaj do të jetë kryetari i ri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të zëvendësojë Elvis Pupen. Binaj u zgjodh nga hedhja e shortit me gogla dhe vjen nga radhët e Gjykatës së Lartë.
Ashtu siç e parashikon ligji, drejtimin e KED e kryen anëtari i Gjykatës së Lartë dhe si përfaqësues i saj u zgjodh pikërisht Sokol Binaj.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbehet nga 9 anëtarë të përhershëm dhe 6 anëtarë zëvendësues. Ata u zgjodhën të gjithë me short, që u hodh në ambientet e Presidencës.
Nga Gjykata Kushtetuese anëtarë të KED u zgjodhën, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska. Nga Gjykata e Lartë, Sokol Binaj. Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme do te jetë Anila Leka.
Nga Gjykatat e Apelit në vend anëtarët e përhershëm të KED u zgjodhën Edlira Petri dhe Enton Dhimitri. Nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm do te jeten Arta Marku dhe Edien Kapo. Klodiana Mema (Veizi) u zgjodh anetare e KED nga Gjykatat Administrative.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë me këta anëtarë nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Po kush është Sokol Binaj? Ai u lind më 19 janar 1961 në Gjirokastër. Gjatë viteve 1981-1985 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, diplomuar me titullin “Jurist”. Pas përfundimit të studimeve, emërohet Gjyqtar në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Tiranë prej datës 15.08.1985 – 16.11.1990. Në përiudhën 2001-2004 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në vitin 2004 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tirane dhe në dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
Binaj është ftuar si ekspert në disa trajnime të rëndësishme në të drejtën penale dhe procedurën penale, është trajnues, udhëheqës i temave të diplomës së studentëve të Shkollës së Magjistraturës, si edhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete trajnimi kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Me dekretin nr. 12030, datë 19/03/2021 të Presidentit të Republikës është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
HEDHJA E SHORTIT
Nga Gjykata Kushtetuese, anëtarë të përhershëm
1-Marsida Xhaferllari
2-Elsa Toska
Nga Gjykata Kushtetuese, anëtar zëvendësues
1-Altin Binaj
Nga Gjykata e Lartë, anëtar i përhershëm i KED
1-Sokol Binaj ( merr edhe postin e kryetarit të KED)
Nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues
1-Sandër Simoni
Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtare e përhershme
1-Anila Leka
Nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtari zëvendësues në KED
1-Thoma Jano
Nga Gjykatat e Apelit, anëtarët e përhershëm
1-Edlira Petri
2-Enton Dhimitri
Nga Gjykatat e Apelit, anëtari zëvendësues
1-Ridvan Hado
Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtarët e përhershëm
1-Arta Marku
2-Edien Kapo
Prokurorë nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit, anëtari zëvendësues
1-Genti Xholi
Nga Gjykatat Administrative, anëtar i përhershëm
1-Klodiana Mema (Veizi)
Nga Gjykatat Administrative, anëtar zëvendësues
1-Erarbër Madhi
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al