Zgjidhet Presidentja e parë femër në Tanzani

20:59 18/03/2021

Zëvendës-Presidentja Samia Suluhu Hassan të mërkurën në mbrëmje kishte për detyrë t’u njoftonte tanzanasve se Presidenti John Magufuli kishte vdekur dhe tani ajo do të zërë vendin e tij si e para e shtetit.

E zgjedhur për herë të parë si zv-Presidente në 2015, ajo u rizgjodh prapë vitin e kaluar dhe tani sipas Kushtetutës, duhet të shërbejë pjesën tjetër të mandatit pesë-vjeçar në krye të vendit.

Rizgjedhja e saj në vitin 2015 ishte surprizë pasi kishe fituar kundrejtë disa politikanëve më të shquar të partisë Chama Cha Mapinduzi, e cila ka qenë në pushtet që nga pavarësia në 1961.

E zgjedhur për herë të parë në një post publik në vitin 2000, Hassan kishte marrë vëmendjen kombëtare në 2014 si nënkryetare e Asamblesë Kushtetuese, e cila kishte detyrë hartimin e një Kushtetute të re. Sjellja e saj e qetë në menaxhim dhe mënyra në të cilën ajo u mor me disa nga anëtarët më të zëshëm i solli mjaft lavdërime.

Ajo gjithashtu thuhet se është një dëgjuese e mirë që beson në ndjekjen e procedurave të sakta. 61-vjeçarja është e njohur me dashuri si Mama Samia, që në kulturën e Tanzanisë reflekton respektin për të./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *