Zhang merr vendimin për shitjen e Interit, kontakton amerikanët dhe kërkon…









Interi shumë shpejt nuk do të jetë më nën pronësinë e kinezëve. Zërat nga Italia rreth kësaj teme sa vijën e shtohen dhe së fundmi, mediat italiane kanë zbuluar oferta të njëpasnjëshme që kanë mbërritur në zyrat e klubi. Kinezët në këtë pikë duket se janë të bindur për të lëshuar klubin në duar të tjera dhe sigurisht për t’u larguar me fitime kolosale.

inter

Sipas “Libero”, presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang, ka kontaktuar fondi financiar të njohur amerikan “Goldman Sachs” për të filluar procesin e shitjes. Hapi i parë është pikërisht ai i gjetjes së blerësve të besueshëm dhe fondi amerikan do të jetë ndërmjetësi për të siguruar kalimin e pronësisë dhe shumave të mëdha që kërkohen për të dorëzuar aksionet kontrolluese të Interit.

Të njëjtat burime sqarojnë se Zhang ka zyrtarizuar këtë fond që të kërkojë 1,2 miliard euro për shitjen e aksioneve të “Sunning” në klubin zikaltër. Thuajse dyfishi i shifrës që mendohet se “Suning” ka derdhur në arkat e klubit zikaltër që nga viti 2016.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *