Zhbllokimi i eksportit të drithit, 16 anije janë nisur nga portet ukrainase, Zelensky: Kjo do të zbusë ashpërsinë e krizës ushqimore

Pas mbërritjes së anijeve me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë dhe Italisë, ditën e sotme janë nisur edhe dy anije të tjera me destinacion Turqinë.

“Dy anijet që transportonin grurë u larguan nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të shtunën”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anijeve që do të niseshin nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB, në 16.

“’Fulmar S’ me flamurin e Barbados u largua nga porti Chornomorsk i Ukrainës, me 12 mijë ton drith në bord. Anija tjetër, “Thoe” me flamurin e ishullit Marshall u nis nga i njëjti port dhe do të transportojë 3,000 ton fara luledielli”, tha ministria.

Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës tha të shtunën se 16 anije që transportonin 450,000 ton produkte bujqësore ishin nisur nga portet detare të Ukrainës që nga fillimi i gushtit, sipas marrëveshjes që siguronte kalim të sigurt për anijet.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara në korrik, mes paralajmërimeve për shpërthime të mundshme të urisë, lejoi që eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të rifillonin pas bllokimit për pesë muaj për shkak të luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se në më pak se dy javë, vendi i tij kishte arritur të eksportonte të njëjtën sasi drithi nga tre porte, siç kishte bërë në rrugë tokësore për të gjithë korrikun.

“Kjo tashmë ka bërë të mundur uljen e ashpërsisë së krizës ushqimore,” tha ai në një video të shtunën.

Ukraina shpreson të rrisë eksportet e saj detare në mbi 3 milion ton drithë dhe produkte të tjera bujqësore në muajt e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *