Zhbllokohet kanali i Suezit

09:12 29/03/2021

Pas gjashtë ditë e bllokuar, nxirret nga rëra anija e transportit të mallrave Ever Given. Ajo u pa të lundrojë sërish në kanal rreth orës vendore 05:42. Ky veprim i autoriteteve egjiptiane u hap rrugën rreth 320 anijeve të tjera që pritën për gjashtë ditë të bllokuara në të dy anët e Kanalit të Suezit, një prej nyjeve më të rëndësishme të tregtisë botërore ku kalojnë rreth 12 përqind e mallrave nga Azia në Europë dhe ShBA.

Bllokimi i anijes Ever Given në Kanalin e Suezit solli një dëm ekonomik prej rreth 9.6 miliardë dollarësh në ditë apo 400 milionë dollarë në orë. Disa përpjekje të përparshme për ta drejtuar anijen e gjatë 400 metra dështuan, kjo edhe për shkak të baticave dhe erës së forta në kanal.

Anija Ever Given, e regjistruar me flamurin e Panamasë, u përplas të martën e kaluar në kanalin e ngushtë që kalon midis Afrikës dhe Gadishullit të Sinait. Anija u bllokua në veri të hyrjes jugore, pranë qytetit të Suezit.

Për të zhbllokuar anijen u vendosën në punë 10 rimorkiatorë dhe u punua në të dy brigjet e kanalit për të pastruar tabanin e detit.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *