Zhduken në ishujt Kanarie 3 varka me emigrantë

zhduken ne ishujt kanarie 3 varka me emigrante
zhduken ne ishujt kanarie 3 varka me emigrante

14:30 10/07/2023

Ato rezultojnë se kanë humbur për më shumë se një javë që kur u nisën nga Senegali jugor

Autoritetet spanjolle janë vënë në kërkim të tre varkave që mbanin emigrantë nga Senegali. “Reuters” raporton se destinacioni i tyre ishte ishujt Kanarie në Spanjë, ndërsa tanimë rezultojnë të zhdukura prej më shumë se një jave.

Dy varka, njëra me rreth 65 persona dhe tjetra me nga 60 persona në bord, janë zhdukur brenda 15 ditëve që kur u larguan nga Senegali në përpjekje për të arritur në Spanjë.  Një varkë e tretë u nis nga Senegali më 27 qershor me rreth 200 njerëz në bord.

Grupi i ndihmës “Walking Borders” thotë se varkat udhëtuan nga Kafountine, një qytet bregdetar në Senegalin jugor që është afërsisht 1,700 km nga Tenerife. “Walking Borders” bën të ditur se në bord ka patur shumë fëmijë. Udhëtimi nga Afrika Perëndimore në Ishujt Kanarie është ndër rrugët më të rrezikshme për emigrantët, sepse ata zakonisht lundrojnë me anije të thjeshta peshkimi.

Vitin e kaluar të paktën 559 njerëz humbën jetën në det duke u përpjekur të arrinin në ishujt spanjollë, thotë Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin. 15,682 njerëz mbërritën në mënyrë të parregullt në Ishujt Kanarie në vitin 2022.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Evropa përjetoi një nga mbytjet e saj më të mëdha në Mesdhe , kur një peshkaregjë e mbipopulluar u mbyt në brigjet greke të Pylos ku 78 persona u konfirmuan të vdekur, por Kombet e Bashkuara raportuan se deri në 750 ishin në bord.

Klani News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts