Zhduket avioni me 19 pasagjerë, pak orë më vonë ndodh mrekullia

18:16 16/07/2021

Pasagjerët e një avioni rus i kanë mbijetuar mrekullisht një përplasjeje gjatë uljes në qytetin siberian të Tosmkut. Dega rajonale e Ministrisë ruse të Emergjencave ka raportuar se avioni u gjet pasi radari i humbi gjurmët e tij në fluturimin nga Kedrovy për në Tomsk.

Skuadrat e shpëtimit u aktivizuan menjëherë dhe dy helikopterë u nisën në kërkim të avionit, të cilën arritën ta gjenin brenda pak orësh. Të gjithë pasagjerët u gjetën shëndoshë e mirë dhe u evakuuan nga vendi i përplasjes.

Përplasjet e avionëve rusë nuk janë të pazakonta. Ndonëse standardet e sigurisë së kompanive ajrore ruse janë rritur ndjeshëm, nuk ka mundur të evitojë aksidentet e shkaktuara nga avionët e llojeve të vjetër./tvklan.al








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *