Zhduket avioni me 28 persona në bord

17:25 06/07/2021

Humbi kontaktet teksa po ulej

Një aeroplan me 28 persona në bord është zhdukur nga radarët në afërsi të gadishullit Kamchatka në Lindje të Rusisë ndërsa po përgatitej të ulej. Agjencia e lajmeve “RIA” raporton se aeroplani “Antonov An-26” po udhëtonte nga Petropavlovsk për në Kamçatsky.

Pilotët humbën kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror. Zyrtarët rajonalë të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë thanë se në aeroplan ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Në kërkimet për gjetjen e aeroplanit janë përfshirë dy helikopterë.

Sipas agjencisë së lajmeve “TASS”, aeroplani është ndërtuar në 1982. Disa aksidente ajrore vdekjeprurëse kanë ndodhur në vitet e fundit në Rusi. Në Maj të vitit 2019 një aeroplan i linjës ajrore “Aeroflot” u rrëzua në aeroportin e Moskës duke lënë të vdekur 41 persona.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *