Zhdukja e nëndetëses, Roja Bregdetare amerikane jap lajmin: Gjetëm një grumbull mbeturinash në zonë. E paqartë nëse janë pjesë e “Titan”

zhdukja e nendeteses roja bregdetare amerikane jap lajmin gjetem nje grumbull mbeturinash ne zone e paqarte nese jane pjese e titan

Një grumbull mbeturinash është zbuluar brenda zonës ku po kryheshin kërkime për gjetjen e nëndetëses së humbur prej më shumë se 72 orësh.

Lajmi është bërë i ditur nga Roja Bregdetare e SHBA

“Ekspertët brenda komandës po vlerësojnë informacionin”, thuhet në një deklaratë në Twitter.

Pamjet e mbetjeve ende të paidentifikuara janë regjistruar nga një automjet i drejtuar nga distanca.

Gjithashtu Roja Bregdetare e SHBA ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 15:00 me atë lokalen, ku do të informojë mbi situatën e kërkimit.

“Titan” u zhduk të dielën në Oqeanin Atlantik – 435 milje në jug të Newfoundland, Kanada – gjatë një zhytjeje ekspedite për të parë rrënojat e Titanikut.

Pesë persona janë në bord: miliarderi britanik Hamish Harding , biznesmeni britanik Shahzada Dawood, djali i tij Suleman Dawood, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i OceanGate me bazë në SHBA, Stockton Rush, dhe piloti francez i zhytësve Paul-Henri Nargeolet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts