Zhupa në mbështetje të banorëve të lumit të Vlorës: Kundër projektit që çon ujin te oligarkët!

zhupa ne mbeshtetje te banoreve te lumit te vlores kunder projektit qe con ujin te oligarket
zhupa ne mbeshtetje te banoreve te lumit te vlores kunder projektit qe con ujin te oligarket

Deputetja Ina Zhupa në mbështetje të banorëve të lumit të Vlorës: Kundër projektit që çon ujin te oligarkët dhe shkatërron jetesën e komuniteteve dhe mbrojtjen e Vjosës.

Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicën vazhdojnë në protestat e tyre kundër devijimit të burimit të Shushicës. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka dalë në krah të tyre dhe i mbështetet ata, duke theksuar se këto projekte janë plane në shërbim të investime strategjike dhe shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Pasojat janë të drejtpërdrejta nga ligji i ri i zonave të mbrojtura, që deputetja Zhupa kundërshton prej disa muajsh.

Statusi i plotë:
Për të furnizuar me ujë investimet strategjike në Himarë, shkatërrohet mbrojtja e Parkut Kombëtar Vjosë dhe e ardhmja ekonomike dhe sociale e banorëve të luginës së Shushicës!

Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicës protestuan sërisht në Urën e Peshkëpisë në Selenicë, kundër projektit të devijimit të ujit nga burimi për qëllime klienteliste të Ujësjellësit të Himarës.

Shpreh mbështetjen për protestën e drejtë të banorëve që ju cënohet jetesa normale e lidhur me ujin e Shushicën, për bagëtitë, për vaditje,etj. Si dhe vendosmërinë për mosprekjen e mbrojtjes që duhet kishte Shushica si degë e lumit Vjosa.

Ky projekt, në shërbim të oligarkëve është një nga dhjetra që do prekin zonat e mbrojtura dhe jetesën e komuniteteve rreth tyre, pikërisht si rezultat i ligji korruptiv, klientelist dhe antikushtetuese si ligji i ri për zonat e mbrojtura.

Larg duart nga Zonat e Mbrojtura!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts