“Zhvendosuni në Mars para se njerëzimi të zhduket”

19:30 26/05/2021

Elon Musk, zotëruesi miliarder i grupit hapësinor “SpaceX” dhe kompanisë “Tesla” ka paralajmëruar se njerëzimi duhet të nisë sa më shpejt kolonizimin e planetit Mars për t’iu shmangur paradoksit të “Filtrit të Madh”, para se jeta të zhduket në Tokë.

Sipas Musk, njerëzit duhet të zhvendosen në Mars si një nga mënyrat e pakta për të bërë specien tonë të mbijetojë në terma afatgjatë. Kur i referohet “Filtri të Madh” ,Musk flet për idenë e Enrico Fermi, që thotë se prej prej masës dhe moshës së universit, me shumë gjasa ka ekzistencë aliene më të avancuar se e jona. Për këtë arsye kreu i grupit hapësinor “SpaceX”, thotë se zgjidhja e vetme është udhëtimi drejt planetwve të tjerë nëpwrmjet anijeve të tij. Afrikano-jugori 49-vjeçar shkroi në rrjetet sociale: “SpaceX do të jetë duke ulur anijet e saj me njerëz në Mars para vitit 2030”.

Më herët ai ka treguar sesa i vështirë është dominimi i kozmosit duke theksuar se nuk është për njerëz me zemër të dobët. Vetëm pas 4.5 miliardë vitesh krijimi të tokës është i mundur udhëtimi drejt Marsit. Sa kohë do të qëndrojë kjo mundësi ende nuk është e qartë. “Ja përse ne duhet të veprojmë tani”, ka përfunduar Musk.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *