Ka nisur në ambientet e selisë blu mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike.
Ky takim i thirrur nga kryedemokrati Basha, vjen pas rezultatit të marrë nga PD në zgjedhjet lokale të 6 Marsit.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza e zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku PD doli forcë e tretë në 5 nga 6 bashkitë në garë.
Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë qëndrimet e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të pranishmëve të tjerë gjatë kësaj mbledhjeje.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al