Zhvillimi i sektorit të pasurive të paluajtshme Green Coast, 7 arsye pse duhet të investoni tani

zhvillimi i sektorit te pasurive te paluajtshme green coast 7 arsye pse duhet te investoni tani

Sektori i pasurive të paluajtshme ka marrë një zhvillim të madh në vend prej disa vitesh, veçanërisht në rivierën shqiptare e cila është kthyer në destinacion për të pushuar në sezonin veror por edhe një pikë strategjike shumë e kërkuar për të investuar. Green Coast, është një nga resortet e para që ka marrë jetë në bregdetin shqiptar dhe falë veçorive që e bëjnë këtë projekt unik, klientë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë të huaj kanë zgjedhur të investojnë në vila dhe apartamente.
Por, çfarë e bën të suksesshëm këtë projekt dhe pse sytë janë kthyer nga ky investim?

1-Pozicionimi i Green Coast në Palasë

Palasa, plazhi i parë i bregdetit të jugut që ndodhet menjëherë pas tunelit të Llogarasë, ka një vendndodhje ideale, me një vijë bregdetare që shtrihet përgjatë 450 km dhe afër 120 plazheve natyrore. Green Coast, me plazhin e parë Blue Flag në Shqipëri, është i pozicionuar në këtë vend strategjik dhe garanton akses të lehtë me të gjithë atraksionet e afërta turistike, kulturore dhe historike.
Palasa njihet si vendi ku deti dhe mali takohen për të formuar një nga pamjet më të bukura përgjatë gjithë bregdetit të jugut. Në këtë plazh me ujëra të kristaltë Jul Çezari ankoroi dikur anijen e tij dhe zbarkoi legjionin të pushonte. Për këtë ngjarje, e cila ka ardhur e rrëfyer deri në ditët tona, në Green Coast është ndërtuar monumenti “Monedha e Çezarit” si dhe shtegu ku ka kaluar, që njihet si “Shtegu i Çezarit”.

2-Veçoritë e projektit

Green Coast është projekti i parë në Shqipëri që krahas njësive të banimit ofron edhe njësi biznesi, qendra tregare, një shesh qendror, shëtitore buzë detit, hotele, spa, palestër, pishina të brendshme dhe të jashtme, zona rekreative sportive, kënd lojërash për fëmijë, dyqane, bare, restorante, klube nate si dhe një teatër të hapur, qendra e aktiviteteve që shoqërojnë pushimet përmes shfaqjeve, kinemasë verore dhe eventeve të ndryshme. Në Green Coast gjendet infrastruktura më e mirë në vend, me hapësira parkimi për të gjithë, si për rezidentët ashtu dhe për vizitorët.
Si një projekt eco-friendly, resorti përfshin tarraca e korridore të gjelbërta me angazhimin maksimal për të ruajtur shtresat ekologjike. Green Coast ofron një cilësi shumë të lartë ndërtimi sipas standardeve Evropiane dhe karakterizohet nga një sistem unik hijëzimi të quajtur Brise-Soleil që siguron kursim të konsiderueshëm të energjisë gjatë verës.

3-Markat më të njohura ndërkombëtare

Në Green Coast investimet tashmë nuk po bëhen vetëm në njësi banimi por edhe në njësi tregtare. Shumë brande të njohur prej disa vitesh po operojnë në sektorë të ndryshëm në fazën e parë të përfunduar të resortit, ndërkohë rritja e hapësirave për këtë sektor si dhe prania e brandeve ndërkombëtare si Buddha Bar, MGallery by Accor, Hyatt Regency apo Gran Melia kanë nxitur edhe interesin e brandeve kombëtare dhe ndërkombëtare për të qenë prezent. Shqipëria ofron një mjedis fiskal të favorshëm që i’u ofron investitorëve një avantazh konkurrues, duke u lejuar të maksimizojnë kthimet e tyre nga investimet në një kohë më të shkurtër.

4-Shërbimet për rezidentët

Green Coast ofron të gjitha shërbimet e nevojshme si për rezidentët ashtu edhe për vizitorët. Pastrim, mirëmbajtje, shërbime elektrike, hidraulike, gjelbërimi, lavanderie, shërbime për pishinat, dezinfektim, e deri tek sigurimi i transportit dhe parkimit për një eksperiencë që i plotëson të gjitha pritshmëritë dhe mundëson një jetesë komode përgjatë 365 ditë të vitit. Të pasurit një apartament apo një vilë në Green Coast, jo vetëm që ofron jetesën premium pranë detit, por gjithashtu është një mundësi për t’u bërë pjesë e një komuniteti të shkëmbimit të shtëpive për pushime, nga marreveshje që resorti ka me resorte të tjera që janë pjesë e këtij programi.

5-Çmime konkuruese dhe lehtësi financimi

Krahasuar me projektet e ngjashme në rajon, Green Coast ofron çmime të përballueshme dhe metodat lehtësuesë të financimit e kanë kthyer atë në një mundësi më të prekshme për investitorët. Duke bashkëpunuar me banka të përzgjedhura në Shqipëri, tashmë është i mundur financimi pa kolateral si për rezidentët shqiptarë, ashtu edhe për shtetasit e huaj. Kjo do të thotë se apartamenti apo vila në Green Coast nuk është thjesht një shtëpi, por një investim i zgjuar që ofron përfitime dhe mundësi të shkëlqyera.

6-Programi i qiradhënies dhe shkëmbimet e pushimeve

Prej disa vitesh Green Coast ka në praktikë të tij edhe Programin e Qiradhënies i cili është një rikthim i shpejtë dhe i sigurt i investimit, si dhe një mundësi unike për të gjeneruar të ardhura për ata që tashmë kanë një pronë në Green Coast, por edhe programin e Shkëmbimit të Pushimeve. Zotërimi i një apartamenti apo vile në Green Coast, i ofron rezidentëve mundësinë për t’i kaluar pushimet në çdo shtëpi tjetër në resortet e përfshira në program dhe për të zbuluar vende magjepsëse.

7- Rritja e vlerës së pronës

Investimet e shumta janë nxitur edhe nga rritja e vlerës së pronës që në 5 vitet e fundit është dyfishuar, por edhe sigurinë që grupi BALFIN garanton në përfundimin e projekteve kaq të rëndësishme dhe strategjike. Green Coast, si projekti më i rëndësishëm në fushën e turizmit dhe njëkohësisht projekti më elitar në Shqipëri, garanton një rritje të shpejtë të vlerës së pronës.
Në Shqipëri kërkesat e vazhdueshme për të investuar në pasuri të paluajtshme po ndikohen edhe nga investime të tjera startegjike siç është bypass-i i Vlorës, i cili e ka lehtësuar shumë aksesin në zonën bregdetare jugore të Shqipërisë për t’i ardhur kështu në ndihmë investimeve që janë bërë dhe priten të bëhen në këtë zonë. Tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës janë gjithashtu dy investime strategjike tepër të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Duke qënë vetëm 35 minuta larg nga Vlora, Green Coast kthehet kështu në një investim akoma më tërheqës për rezidentët shqiptarë që e kanë resortin më të aksesueshëm nga çdo cep i Shqipërisë, por edhe për shtetasit e huaj që janë vetëm një fluturim larg aeroportit të Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts