“Zhvillon ekonominë dhe shton vendet e punës”/ Agron Shehaj: Turizmi dhe teknologjia, dy fushat ku Shqipëria duhet të investojë

SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Agron Shehaj ka zhvilluar një takimi me sipërmarrës në fushën e IT-së në kryeqytet.

agron shehaj

Shehaj më fjalën e tij tha se turizmi dhe teknologjia janë dy sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë. Sipas tij, këta dy sektorë do të krijonin vende pune për rininë.

Shehaj vuri në dukje faktin që nuk ka investime të mjaftueshme dhe mbështetje të sektorit të teknologjisë, një sektor që krijon hapësirë punësimi për shumë të rinj.

 “Shqipëria ka dy fushat ku duhet të investojë, një është turizmi dhe e dyta është teknologjia. Këto janë dy fusha nëse duan t’ia dalin, nëse duan t’i zgjidhin problemet e Shqipërisë”,  u shpreh Shehaj.

Kandidati për deputet i PD-së tha se duhet të jemi optimist sepse ndryshimi do të vijë më 25 prill dhe sektori i teknologjisë do të jetë prioritet i qeverisjes së re.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *