Zhvlerësimi i euros/ Eksportuesit kërkojnë subvencionim nga qeveria: Dialog ose do të nisim protestat

zhvleresimi i euros eksportuesit kerkojne subvencionim nga qeveria dialog ose do te nisim protestat
zhvleresimi i euros eksportuesit kerkojne subvencionim nga qeveria dialog ose do te nisim protestat

Pasi publikuan letrën që i kanë dërguar qeverisë për të kërkuar ndihmë për zhvlerësimin e euros në treg eksportuesit në një konferencë ripërsëritën kërkesat e tyre për mbështetje nga qeveria, dialog dhe hartim të masave mbështetëse pasi sipas tyre janë në vështirësi të madhe.

“Duhen mbështetur bizneset në vështirësi sepse kur te zgjidhet problem i politikës monetare mund të mos kemi më biznes. Së dyti institucionalizimi i dialogut me institucionet publike të cilët duhet të hartojnë paketën e masave të mbështetjes për sipërmarrjet në vështirësi dhe këtë tryezë ta kthejmë këtë sfidë në një shans të zhvillimit.”, tha Alban Zusi. “E para që kërkojmë është dialogu transparenca dhe ato që janë mundësitë të bëhet në mënyrë shumë homogjene që të kemi mundësinë dhe ne të subvencionohemi dhe mbështetemi.”, theksoi Edvin Prenci.

Ashtu si edhe më parë eksportuesit paralajmërojnë protesta në rast se qeveria nuk dialogun me ta për kërkesat.
[embedded content]
“Besoj që do të jetë më I ashpër reagimi jonë por do zgjohen dhe biznese të tjera dhe reagimi jonë do të jetë dhe në protesta për të zgjidhur me përfaqësues ligjor.”, tha Filip Gjoka. Shoqatat eksportuese thane se janë në kufijtë e mbijetesës dhe për këtë arsye kërkojnë që të rishikohet regjimi i kursit të këmbimit, për ta bërë atë nga të lirë në gjysmë të lirë, që nënkupton vendosjen e fashave ku mund të luhatet leku. Nga krahu tjetër eksportuesit kërkojnë nga qeveria subvencion për humbjet që kanë pësuar në periudhën e zhvlerësimit. Sipas tyre duhet që fitimet e tepërta e të importuesve ne këtë periudhë t’u rialokohen me qëllim mbulimin e humbjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts