Zidan flet si “tifoz” i Realit: Ka cilësi përpara, duhet të përmirësohemi në mbrojtje





Zinedin Zidan, deri pak muaj më parë, ulej në pankinën e Real Madrid, por vendosi që t’u jepte lamtumirën “los blancos”, në kërkim të një aventure të re. Dje, ish-tekniku i madrilenëve, është kthyer në “Santiago Bernabeu” si tifoz i thjeshtë, për të ndjekur Realin dhe ka folur si i tilllë për mediat spanjolle pas sfidës.

zinedine-zidane-real-madrid-vs-mallorca-la-liga-2020-scaled-1-750x500

“Skuadra ka treguar shumë cilësi ofensive me Hazard, Benzema, Vinicius dhe Miguel Gutierrez, autor i një asisti të madh për Karim. Qartësisht duhet të përmirësohemi në mbrojtje, kemi komplikuar ndeshjen tonë, por kemi patur mbështetjen e tifozëve që na kanë shtyrë e pastaj kemi bërë një pjesë të dytë të mirë. Ndoshta shpenzuam shumë në fillimin e ndeshjes.

Atmosfera ishte e shkëlqyer, stadiumi do të jetë më i miri në botë, jam i sigurt. Mbeta shumë i ccuditur, deri 15 ditë më parë dukej e pamundur të luhej këtu”, tha Zidan.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *