“Zircon, raketa hipersonike e Rusisë gati për përdorim”

zircon raketa hipersonike e rusise gati per perdorim
zircon raketa hipersonike e rusise gati per perdorim

13:58 01/06/2022

Rusia ka përfunduar testimin e raketës së saj hipersonike Zircon, tha një zyrtar i lartë ushtarak për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

Kjo vjen pasi ministria ruse e mbrojtjes tha javën e kaluar se e kishte testuar me sukses raketën nga një anije në Detin Barents në një objektiv rreth 1000 km larg në Detin e Bardhë.

Pavarësisht humbjeve të rënda në betejën me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin ka vazhduar të mbrojë raketën Zircon, pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve, të cilat ai krenohet se mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit.

Duke folur të mërkurën, Alexander Moiseyev, komandanti i Flotës Veriore, tha se raketa do të vendoset me kohë të plotë në bordin e fregatës ruse Admiral Golovko përpara fundit të vitit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts