Zirkze vlen 40 milionë euro, Milani në aksion edhe për një sulmues tjetër

zirkze vlen 40 milione euro milani ne aksion edhe per nje sulmues tjeter































Deri më sot mendohej se për Joshua Zirkzenë kishte një klauzolë 40 milionë e vlefshme vetëm për Bajernin e Mynihut.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-1071822

Këtë verë bavarezët mund ta thërrasin holandezin në “shtëpi” për këtë shumë ose të vendosin ta lënë atë në Bolonja dhe të presin për 45 për qind ose pak më pak të rishitjes së ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga “Corriere dello Sport” që raporton se klauzola prej 40 milionë është e vlefshme për të gjitha klubet. Nëse kjo do të konfirmohej, mund të hapeshin mundësi të reja për të gjitha skuadrat që synojnë qendërsulmuesin e Bolonjës. Mes të interesuarve është edhe Milani, i cili është në kërkim të një zëvendësuesi të Olivie Zhirusë, i cili do të thotë lamtumirë në fund të sezonit për një eksperiencë të re në kampionatin amerikan. Kuqezinjtë mendojnë seriozisht për holandezin dhe mund të kenë lehtësi për shkak se Bolonja u detyrohet 12 milionë eurot e blerjes së Salmakersit.

SHESHKO E GIRASI – Përveç Zirkes, “Djalli” monitoron edhe Benjamin Sheshkon për të cilin do të nevojiteshin 50 milionë euro investim. Disi më ekonomik, por jo më pak efikas është Serhu Girasi i Shtutgartit. Sipas “FootMercato”, e prioriteti i Milanit është pikërisht ky sulmues dhe se klubi italian po nxiton, pasi interes të fortë për lojtarin po shfaq edhe Borusia e Dortmundit. 28 gola në 29 ndeshje mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë janë një kartëvizitë mëse interesante për sulmuesin, i cili ka një klauzolë lirimi prej vetëm 17.5 milionë eurosh.

IDEJA E RE – Për merkaton e verës, Milani do të ndiqte edhe Artem Dovbik të Gironës. Sulmuesi ukrainas, i cili këtë sezon ndihmoi katalanasit të arrinin një kualifikim historik në Champions me 20 gola dhe 7 asistime në 34 ndeshje në La Liga, përbën një objektiv me joshje të lartë. Edhe pse spanjollët dëshirojnë të shmangin shpërbërjen e plotë të skuadrës në funksion të sezonit të ardhshëm, Dovbik mund të jetë një nga ata të sakrifikueshëm vetëm nëse arrin një ofertë prej rreth 40 milionë euro. Përveç Milanit, megjithatë, do të kishte gjithashtu interes për ish-pykën e Dnipros nga Napoli dhe Juventusi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts