Zjarr i madh në qendër të Torinos

14:09 03/09/2021

ITALI | Një zjarr i madh ra paraditen e kësaj të premteje në qendër të Torinos, në rrugën Lagrange dhe sheshin Carlo Felice. Flakët, sipas asaj që shkruan ANSA, nisën në papafingon e një ndërtese.

Shkaqet mbeten endë për t’u qartësuar. Në vendin e ngjarjes shkuan makina të shumta zjarrfikëse, ndërsa shtëllungat e tymit mund të shiheshin në zona të ndryshme të qytetit.

Ndërtesa dhe dyqanet në sheshin Carlo Felice dhe rrugën Lagrange u evakuuan. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë e zonja e ndërtesës u transportua drejt spitalit pasi u ndje keq kur pa tymin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *