Zjarr i madh përfshin fushën e mbetjeve në Romë

zjarr i madh perfshin fushen e mbetjeve ne rome

zjarr i madh perfshin fushen e mbetjeve ne rome

18:31 29/07/2023

Edhe pse i nxehti përvëlues iku, zjarret vijojnë të jenë problem në Itali. Këto pamje janë xhiruar në një fushë grumbullimi të mbetjeve në zonën e Çampinos në Romë.

Flakët që shpërthyen rreth orës 8.45 të mëngjesit shkaktuan një tym të zi që mbuloi zonën e banuar përreth dhe shkaktoi vonesa edhe në aeroporitin e Çampinos.

Dhjetra zjarrfikës u angazhuan me automjetet e tyre e madje edhe me një mjet fluturues për të shuar flakët. Autoritetet iu bënë thirrje banorëve të mbyllin dritaret për shkak të ajrit të rëndë.

I nxehti përvëlues la të ndezura disa vatra edhe në Siçili, një prej të cilave dogji edhe fushën e mbetjeve pranë Palermos duke shkaktuar të njejtin problem me ajrin e qytetit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts