Zjarr masiv në parlamentin e Afrikës së Jugut

11:26 02/01/2022

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në parlamentin e Afrikës së Jugut në Cape Town. Pamjet e publikuara nga media të ndryshme treguan flakët që vinin nga çatia e ndërtesës dhe një shtëllungë tymi që mund të shihej nga disa milje larg.

Zjarri mendohet se ka rënë në katin e tretë të ndërtesës dhe raportet fillestare treguan se flakët filluan në hapësirën e një zyre dhe u përhap drejt një palestre, tha Jean-Pierre Smith, një anëtar i komitetit të kryebashkiakut të Cape Town përgjegjës për sigurinë .

Më pas u përfshi në flakë e gjithë çatia dhe ndërtesa e Asamblesë Kombëtare. Autoritetet raportuan çarje në muret e godinës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Pamjet televizive tregojnë shërbimet e urgjencës në vendngjarje. Smith tha se në operacionin e shuarjes së flakëve që morën përmasa ë pakontrollueshme u përfshinë gjashtë zjarrfikëse dhe rreth 36 punonjës zjarrfikës.

Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pas funeralit shtetëror të Kryepeshkopit Desmond Tutu në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit.

Ndërtesa e Parlamentit në Cape Town përbëhet nga tre seksione, nga më të vjetrat që datojnë që prje vitit 1884. Asambleja Kombëtare ndodhet në seksionet që konsiderohen më të rejat, të ndërtuara në vitet 1920 dhe 1980.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.