Zjarr në Bubq të Krujës, flakët e favorizuara nga era djegin 4 ha ullishte e pyje

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në fshatin Mazhë e Madhe, në Bubq të Krujës.

Zjarri ka djegur deri tani rreth 4 hektar ullishte e pyje vijon të avancojë me intensitet drejt disa banesave të braktisura. Sipas burimeve, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës se rrugës është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Kërkohet ndërhyrje nga ajri pasi zjarri i favorizuar edhe nga era qe po fryn po avancon frikshëm e po djeg çfarë gjen përpara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts