Zjarr në Dimal/ Digjen rreth 400 rrënjë ullinj, zjarrfikësit vështirësi për të mbërritur në vendngjarje

zjarr ne dimal digjen rreth 400 rrenje ullinj zjarrfikesit veshtiresi per te mberritur ne vendngjarje
zjarr ne dimal digjen rreth 400 rrenje ullinj zjarrfikesit veshtiresi per te mberritur ne vendngjarje

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bistrovicë në Dimal. Zjarri ka rënë në pjesën e zonës kodrinore, e gjitha e mbjellë me ullinj.

Gazetarja Eneida Petova bën me dije se si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemtarive, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj.

[embedded content]

Edhe pse shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.

Kjo ka bërë që zjarrfikësit t’i afrohen zjarrit në këmbë dhe ta shuajnë atë me mjete rrethanore. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit, disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive. Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts