Zjarr në konviktin për fëmijë, humbin jetën 13 persona

zjarr ne konviktin per femije humbin jeten 13 persona

zjarr ne konviktin per femije humbin jeten 13 persona

10:10 20/01/2024

13 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një konvikt shkolle në Kinën qendrore. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten natën në një shkollë për fëmijë në fshatin Yanshanpu, në provincën e Henanit.

Shkolla është private dhe kujdeset për fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e fillores. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar menaxheri i shkollës. Një tjetër person ndërkohë ndodhet në spital.

Autoritetet nuk kanë shpërndarë informacione të mëtejshme mbi identitetin e viktimave apo për arsyet pse u shkaktua zjarri. Flakët, sipas Xinhua, u shuan në më pas se një orë pasi zjarrfikësit u njoftuan.

Zjarret vdekjeprurëse në Kinë nuk janë të rralla. Kjo ndodh për shkak të zbatimit të dobët të standardeve në ndërtim dhe sigurisë. Në Nëntor 26 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri në një ndërtesë me zyra.

Ndërsa një zjarr në një spital në Pekin i mori jetën 29 personave Prillin e shkuar./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts