Zjarr në një banesë në Shkodër, humb jetën 52-vjeçari. Policia: Dyshohet se flakët…

zjarr ne nje banese ne shkoder humb jeten 52 vjecari policia dyshohet se flaket
zjarr ne nje banese ne shkoder humb jeten 52 vjecari policia dyshohet se flaket

Një zjarr përfshiu një banesë në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e pronarit 52-vjeçar. Policia tha se zjarri ra aksidentalisht.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts