Zjarr në një minierë qymyri në Rusi, 52 viktima, mes të cilëve edhe persona nga grupet e shpëtimit

 Zjarri i rënë dje në një minierë qymyri në në rajonin Kemerovo ka shkaktuar të paktën 52 viktima.

Ministria e Emergjencave e Rusisë tha në një deklaratë se zjarri shpërtheu në një thellësi prej rreth 250 metrash, duke shtuar se për shkak të zjarrit dhe tymit janë evakuuar 239 persona.

Në deklaratë thuhet se nga zjarri kanë humbur jetën 52 persona, ndërsa tragjedia është thelluar ku në mesin e të vdekurve ka edhe persona nga ekipet e shpëtimit.

Më herët, autoritetet kishin njoftuar për 11 të vdekur dhe 45 të lënduar. Pas fatkeqësisë, presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.