Zjarr në një zonë pyjore në Berat, mbërrijnë në vendngjarje forcat policore dhe shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve

zjarr ne nje zone pyjore ne berat mberrijne ne vendngjarje forcat policore dhe sherbimet zjarrfikese per shuarjen e flakeve
zjarr ne nje zone pyjore ne berat mberrijne ne vendngjarje forcat policore dhe sherbimet zjarrfikese per shuarjen e flakeve

Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha tek MCR-ja, në vendin e quajtur “Sheshi i Bukur”.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë dhe ndërhyrja drejt zonës së zjarrit u krye me mjete rrethanore. Kjo për shkak të terrenit të vështirë që e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, ku zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu.

Në një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për mbylljen e tij të plotë. Si pasojë e zjarrit paraprakisht raportohet e djegur një sipërfaqe prej rreth 100 metër katror me pisha. Në zonë kanë shkuar edhe dy patrulla policie, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që sipas zjarrfikësve ka qenë i qëllimshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts