Zjarr në qendrën e të dhënave OVH në Francë

15:05 12/03/2021

Preket serveri i aplikacionit “Klani im”, rivihet në punë në kohë rekord

Qendra e të dhënave online OVH në Francë u përfshi nga flakët, duke pezulluar aktivitetin e mijëra mediave online dhe bizneseve, përfshirë edhe mekanizmat ndihmës Word Press Rocket ande Imagify.

Qendra e të dhënave online ndodhet në Strasburg. Shkaqet e zjarrit që shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar janë ende të paqarta. Kompania OVH po i shpëton dhe po i ruan të dhënat e prekura në servera të rinj në qendra të tjera dhe do të aktivizojë 10,000 serverë të rinj në javët e ardhshme.

OVH njoftoi se po punohet për garantimin e sigurisë së qendrës dhe për të rihapur dy qendra të dhënash të paprekura nga zjarri dhe një qendër të të dhënave pjesërisht të prekur.

Djegia e kësaj ndërtese ku kanë serverat kompanitë shumë të mëdha ndërkombëtare ka djegur edhe serverin e aplikacionit “Klani Im”, që ndodhen në të njëjtën godinë.

Kjo shkaktoi ndërprerjen e transmetimit të aplikacionit tonë. Pas defektit, teknikët dhe inxhinierët kanë punuar për transferimin e të dhënave në një server tjetër dhe në mesnatën e së enjtes është arritur rivënia në punë e aplikacionit “Klani Im”, i cili vetëm pak ditë më parë kaloi mbi 500 mijë përdorues.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *