Zjarr në shkollën e arteve marciale në Kinë, vdesin 18 fëmijë

13:31 25/06/2021

Një zjarr masiv ka përfshirë një shkollë të arteve marciale në Kinë, duke i marrë jetën 18 fëmijëve që mësonin në te. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se 16 persona të tjerë janë lënduar nga flakët, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Shumica e viktimave mësohet se janë nxënës të moshës midis 7 dhe 16 vjeç që jetonin dhe studionin në Qendrën e Arteve Martiale Zhenxing në provincën Henan.

Zjarri që shpërtheu në orët e para mëngjesit është shuar, por ende nuk dihen shkaqet që e shkaktuan atë. Zjarret fatale nuk janë të pazakonta në Kinë, pasi shumë godina kanë rregulla të ulta të sigurisë.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një person, i cili ishte përgjegjës për këtë qendër atë arteve marciale.

Zyrtarët se në momentin kur qendra u përfshi nga flakët ishin 34 nxënës në godinë dhe një pjesë e tyre arritën të dilnin dhe të shpëtonin./tvklan.al















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *