Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bullgari, të paktën 9 të vdekur

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi të të moshuarve në Bullgari. Zjarri ka shpërthyer në fshatin Rojak, pranë qytetit Varna.

Georgi Georgiev, një zyrtar lokal në Dilgopol në Royak, u tha gazetarëve se arsyeja e zjarrit nuk është përcaktuar ende. Georgiev tha se zjarri filloi në çatinë e ndërtesës, si pasojë humbën jetën nëntë banorë të moshuar, ndërsa 49 persona të tjerë u shpëtuan.

Ai shtoi se pesë zjarrfikës që iu përgjigjën zjarrit parandaluan përhapjen e flakëve në katet e poshtme.
Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve të qytetit Varna, Tihomir Totev, tha se të moshuarit e shpëtuar janë transferuar në një hotel në fshatin Asparuhovo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *