Zjarret apokaliptike në Turqi, shihni si çohen të tmerruar pushuesit e resortit nga plazhi (Video)

Pamje apokaliptike janë ato që vijnë nga Turqia. Një qytetar, ka publikuar në “Twitter” një video ku shfaqen pushues të alarmuar në bregdetin e Jugut turk.

Në sfond, shfaqen pyje të tëra teksa digjen dhe pushues që largohen me shpejtësi nga plazhi.

Zjarri është shumë pranë resorteve e kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet lokale.

Kujtojmë se deri më tani si pasojë e flakëve kanë ndërruar jetë 4 persona.

Zjarrfikëset ndodhen në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë shtuar, se neutralizimi i tyre është mjaft i vështirë, pasi erërat e forta, po i përhapin me shpejtësi zjarret.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *