Zjarret masive “gjunjëzojnë” Spanjën

14:00 13/09/2021

Mijëra banorë janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre ndërsa Spanja ka dërguar një njësi ushtarake për të ndihmuar në shuarjen  e zjarrit pranë vendpushimit Costa del Sol. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, e bëri të ditur lajmin në një postim në Twiiter . “Ne do të punojmë në koordinim dhe pa pushim përballë zjarrit që po shkatërron krahinën e Malagas”, u shpreh ai.

Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar malet duke ua vështirësuar punën zjarrfikësve që përpiqen të frenojnë flakët në terrenin e thatë dhe të pyllëzuar.

Të evakuuarit, në mesin e tyre edhe të moshuar, u ulën rreth tavolinave plastike në një qendër sportive, ndërsa vullnetarët sollën ujë dhe ushqime për të prekurit.

Ekipet e urgjencës gjithashtu evakuuan banorët nga qytetet dhe fshatrat Jubrique, Farajan, Pujerra, Alpandeire dhe Juzcar në kodrat e përfshirë nga zjarret. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Mjedisit zjarri ka shkrumbuar më shumë se 6,000 hektarë.

Agjencia rajonale e zjarreve pyjore e Andaluzisë tha se 365 zjarrfikës janë në betejë me flakët, të ndihmuar  nga 41 avionë dhe 25 automjete. Autoritet spanjolle bëjnë me dije se zjarri është vënë qëllimisht  dhe hetuesit po punojnë  për të zbuluar më shumë detaje.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *