Zjarret në Amerikë djegin mbi 100,000 hektarë

20:00 24/08/2021

Më shumë se 13,500 zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Kaliforni

Zjarret e mëdha në Kaliforninë Veriore kanë djegur më shumë se 100,000 hektarë dhe kanë shkatërruar më shumë se 500 ndërtesa.

Intensiteti i zjarreve u rrit për shkak të erës dhe bimësisë së goditur nga thatësira.

Gati 43,000 banorë të Kalifornisë janë evakuuar dhe më shumë se 500 familje janë strehuar në strukturat akomoduese të vëna në dispozicion të tyre. Për shkak të këtyre zjarreve janë mbyllur   shkollat, parqet, plazhet e njohura verore si dhe janë anuluar fluturimet.

“Siç e kemi parë në lajme çdo ditë, Kalifornia Veriore po përballet me zjarre të shumta. Në fakt, frekuenca e këtyre zjarreve po tejkalon sezonin rekord të vitit të kaluar, i cili la mbi 4 milionë hektarë të djegur. Prandaj, situata tani është më kritike se kurrë dhe njerzit në Kaliforninë Veriore duhet të jenë të përgatitur.”

Ekipet e zjarrfikësve që kanë luftuar me zjarret kanë arritur të vënë nën kontroll vetëm 5% të zonës, të ndihmuar nga lagështia dhe temperaturat më të ulëta gjatë natës ku zjarri u qetësua disi gjatë së dielës.

Gjithsesi zyrtarët kanë deklaruar se beteja me zjarret ka qenë sfiduese për shkak të terrenit mjaft të vështirë.

Më shumë se 13,500 zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll zjarret e rëna në Kaliforni.

Thatësira aktualisht po prek afro gjysmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më shumë se 95% e Kalifornisë po përjeton kushte të rënda thatësire.

Kriza klimatike ka intensifikuar valët e nxehtësisë të cilat kanë shkaktuar zjarre të vështira për t’u kontrolluar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *