
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në Greqi, pasi Shqipëria dërgoi forcat zjarrfikëse në anën tjetër të kufirit mesditën e sotme.
Rama shkroi në Facebook se forcat e Mbrojtjes Civile kanë mbërritur në Greqi dhe do t’i vijnë në ndihmë vendit fqinj për shuarjen e zjarreve në Alexandropuli.
“Forcat tona të Mbrojtjes Civile kanë hyrë në Greqi për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë, në shuarjen e zjarreve të egra në Alexandropuli”, shkroi Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al