Zjarret në Italinë jugore, tre viktima

20:50 12/08/2021

Në Kalabri shpallet gjendja e jashtëzakonshme, zjarret dyshohen të qëllimshme

Këshilli rajonal ka miratuar kërkesën për të shpallur  gjendjen  e jashtëzakonshme nga zjarret e egra në Jugun e Italisë ,në Kalabri.

Një 77-vjeçar ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar fermën e tij. Trupi I tij u gjet nga një prej fëmijëve të pensionistit pasi ai nuk ishte kthyer në familje. Dhe një viktimë  e dytë është shënuar gjithashtu në Kalabri.

Ndërsa në Siçili, një fermer 30-vjeçar u shtyp për vdekje nga traktori i tij ndërsa përpiqej të shuante një zjarr në një fermë në zonën Ponte Barca.

Situata është tepër kritike pasi kryetari i bashkisë dhe prefekturës  së Kalabrisë ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë.

Zjarret kanë dëmtuar  pyjet dhe bimësinë dhe ka patur raste kur flakët kanë arritur deri tek qendrat e banuara . Disa prej tyre kanë lënë shtëpitë e tyre dhe tashmë gjenden në mes të katër rrugëve.

Qyteti ynë i vogël është pushtuar nga zjarri. Është një katastrofë, i gjithë parku i Calafornos dhe zona përreth është përfshirë nga flakët. Ne kemi kaluar dhe ende po kalojmë  momente vërtet të trishtueshme sepse vendi ynë ka patur humbje tepër të mëdha, dhe do të kalojë shumë kohë para se vendi të kthehet në lavdinë e mëparshme “.

Zjarret për këtë vit janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet 2008-2020. Disa prej tyre dyshohet se janë vënë edhe qëllimisht.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *