Zjarret në Kosovë, Ministria e Brendshme: Vatrat janë lokalizuar, po punohet pandërprerë për t’i vënë në kontroll dhe për shuarjen e plotë

Ministria e Brendshme e Kosovës bën me dije se ka lokalizuar zjarret në territor dhe po punon për ti shuar ato.

Komunat e Pejës u prekën nga zjarret teksa zjarrfikëset, FSK dhe KFOR janë angazhaur bashkë për të ndërhyrë.

Sipas autoriteteve askush nuk kërcënohet nga zjarri, si qytetarët edhe pronat e tyre, prandaj s’ka nevojë për shqetësim.

Kosova është më pak e prekur në rajon nga zjarret sesa Shqipëria, Mali i Zi apo Greqia ku ka dhjetëra vatra zjarresh massive.

STATUSI NGA MINISTRI I BRENDSHËM, XHELAL ZVEÇLA

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se dje ka rënë zjarr në komunën e Pejës, në fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës. MPB menjëherë ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në monitorim, informim, si dhe koordinim të situatës emergjente.

Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

MPB është duke koordinuar edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes, KFOR-in, Komunën e Pejës dhe banorët lokalë.

Gjendja e vatrave të zjarrit është  lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrëfikësit, FSK-ja dhe KFOR-I, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim.

Qytetarët dhe prona e tyre, deri në këto momente, janë të sigurtë dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *