Zjarret në Kosovë, Vjosa Osmani apel qytetarët: Rreziku nuk ka kaluar ende, djegia e arave ndër shkaktarët kryesorë

KOSOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka bërë apel qytetarëve të kenë kujdes nga zjarret pasi situata është rënduar dhe rreziku s’ka kaluar ende.

Sipas Osmanit, ndër shkaktarët kryesorë është djegia e arave, prandaj ajo u kërkon qytetarëve të përmbahen nga këto veprime.

Ajo shton se Kosova është shtëpia dhe të gjithë kanë përgjegjësi për ta ruajtur atë.

NJOFTIMI NGA VJOSA OSMANI

Të nderuar qytetarë,

Në kohën kur temperaturat ekstreme kanë përfshirë vendin tonë, rreziku nga zjarret është rritur tejmase. Prej disa ditësh në disa rajone të Kosovës situata është rënduar nga zjarret dhe ky rrezik ende nuk ka kaluar.

Institucionet e vendit me kapacitet të plotë po përpiqen për zvogëlimin e pasojave nga zjarret, por kjo përpjekje domosdoshmërisht kërkon edhe mbështetjen e qytetarëve. Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i, po bëjnë të pamundurën, por të gjithë kemi përgjegjësinë që ta rrisim kujdesin për ta ulur rrezikun nga shtrirja e zjarreve.

Djegia e hamulloreve konsiderohet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, ndaj qytetarët duhet të përmbahen nga veprime të tilla, të cilat shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *