Zjarret në Oregon djegin 300 mijë hektarë pyje

13:08 20/07/2021

I nxehti ekstrem po nxit përhapjen e flakëve duke shkatërruar qindra shtëpi dhe struktura të tjera

Mbi 2,000 zjarrfikës, helikopterë dhe ushtria janë angazhuar për të shuar flakët, nga më të mëdhatë në historinë e këtij shteti. Që nga 6 korriku, zjarri  tashmë ka djegur një zonë më të madhe se qyteti i Los Angeles.

Më shumë se 80 vatra zjarri kanë qenë aktive në 13 shtete të SHBA-së të nxitura nga valët e nxehtësisë dhe erërat e forta. Zjarri Bootleg, ka detyruar të paktën 2,000 banorë nga zonat kryesisht rurale të braktisin shtëpitë e tyre. Të paktën 160 shtëpi dhe ndërtesa janë shkatërruar deri më tani.

Po ashtu edhe Portland është nën kërcënim nga zjarret që po rrezikojnë të shkatërrojë mijëra prona të tjera. Dy qendra evakuimi janë ngritur për banorët në disa qytete, përfshirë Klamath Falls dhe Redmond.

Meteorologët kanë bërë të ditur se temperaturat pritet të rriten me 10 gradë mbi normalen duke shkaktuar më shumë thatësirë e cila mund të përkeqësohet në ditët në vazhdim. Zjarret kanë shkatërruar në më shumë se 1.2 milion hektarë të vendit këtë vit, kryesisht në shtetet perëndimore.

Shumë shkencëtarë thonë se ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë e të thatë që ka të ngjarë të nxisë edhe më shumë flakët. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Clesius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *