
18:50 16/08/2023
Rreth 150 zjarrëfikëse po luftojnë me flakët në ishullin Tenerife
Zjarrëfikësit po luftojnë me flakët që kanë përfshirë një kodër në ishullin spanjoll të Tenerife.
Zjarri që shpërtheu të martën në mbrëmje në një park kombëtar është përhapur në 300 hektarë tokë ndërsa autoritet spanjolle kanë urdhëruar evakuimin e pesë fshatrave përreth.
Rreth 10 helikopterë, 150 zjarrfikës dhe 50 ushtarë po punojnë për të frenuar zjarrin që mund të marrë më shumë se një ditë për ta vënë nën kontroll.
Përtej Europës, situata e zjarreve në pjesën veriperëndimore të Kanadasë ka detyruar autoritet atje të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Të martën qeveria kanadeze bëri me dije se do të angazhojë ushtrinë në përpjekje për të shuar zjarret në zonë, të cilat kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al