Zjarret përfshijnë qytezën e pasur kaliforniane

zjarret perfshijne qytezen e pasur kaliforniane
zjarret perfshijne qytezen e pasur kaliforniane

16:40 12/05/2022

Evakuohen qindra banorë, shkrumbohen 80 hektarë pyje

Zjarre masive përfshinë zonën rezidenciale të të pasurve në jug të Los Anxhelosit. Siç duket edhe në këto pamje, flakët shkrumbuan të paktën 20 vila të shtrenjta në qytezën turistike Laguna Niguel.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur, pasi autoritetet ndërhynë në kohë për evakuimin e banorëve të të paktën 100 shtëpive. Qarkullimi në zonë është vështirësuar pasi nga zona po largohen edhe banorë të parrezikuar. Ajri është mbytës nga reja gjigante e tymit me ngjyrë portokalli që ka pushtuar qytezën.

Flakët kanë përfshirë një hapësirë prej 80 hektarësh, një zonë kryesish pyjore. Erërat e forta po ndihmojnë në përhapjen e zjarrit me shpejtësi. Në ndihmë të ekipeve të emergjencës janë vënë edhe avionë të vegjël zjarrfikës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts